Djathi është pa diskutim një nga nënproduktet e qumështit më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar. Por sa cilësor është djathi që ne blejmë në bulmetore apo baxho të ndryshme të vendit?

Manipulimi i djathit me niseshte është një fenomen jo i rrallë. Në shumë raste prodhuesit e djathit përdorin niseshtenë për të rritur sasitë e djathit të prodhuar me një kosto shumë të ulët dhe me një cilësi shumë të ulët gjithashtu.

Kështu mund ta zbuloni:

Hidhni mbi një copë djathë: 2-3 pika jod.

Nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të blerë djathë cilësor dhe të shëndetshëm.