Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo ka mbërritur në ambientet para stadiumit ‘Air Albania’, teksa është pritur aty nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, i cili e ka pritur i buzëqeshur dhe pasi kanë shtrënguar duart, ata kanë biseduar për disa sekonda.
Më pas kreu i qeverisë serbe është afruar te gazetarët e pranishëm aty, ndërsa intervistën për ta e ka dhënë në gjuhën serbe, por më pas ka folur në anglisht, teksa bëri me dije edhe arsyet e ardhjes së tij sot në Tiranë, megjithëse kishte thënë fillimisht se nuk do të vinte.
Sipas Vuçiç, ai ka ardhur sot në Tiranë për të dëgjuar liderët e BE dhe në fund të shpjegojë qëndrimin e Serbisë. Ndërsa sipas tij tema kryesore është Kosova.
Ai është kapur edhe gazetarët, duke i kërkuar durim në dhënien e përgjigjes së tij, ndërsa është fokusuar tek çështja e Roaming për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu sipas tij, rëndësi maksimale ka edhe strategjia drejt rrugëtimit në Bashkimin Evropian.
‘Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur.’, u shpreh Vuçiç.