Në rrjet qarkullojnë shpesh fjalë se “Përputhen” është me skenar, por si është e vërteta? Autorja e programit, Olsa Muhameti ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku iu drejtua kjo pyetje.
Gjatë lojës me makinën e së vërtetës, Olsa u pyet: A është e vërtetë që “Përputhen” funksionon me skenar?
“Sigurisht që jo”, u përgjigj ajo, mirëpo makina e së vërtetës e nxorri sikur autorja nuk tha të vërtetën.
“Ky Ezeli juaj është mall turk më duket”, u shpreh Olsa.