Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, është nënë e një djali. Por së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm të bukur.
Ariana është sërish në pritje të ëmbël. Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka publikuar një fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur.
“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja krahas fotos së bukur.