Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar ashpër pas zërave që qarkulluan se është në pritje të fëmijës së saj të parë më Dj Dagz.

Gjatë ditës së sotme lajmi ëse ajo është shtatzënë është shpërndarë me shpejtësi në rrjet. Sipas burimeve për “Prive.al” Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë. Por moderatorja ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet të gjithëve përmes disa postimeve në Instastory. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë. Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.

Në një story të fundit Einxhel, e cila duket se është duke u argëtuar me situatën e krijuar shkruan: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim.”

Ironia vijon edhe në rrjetin social TikTok, ku Einxhel ka ndarë një video ku improvizon Marigonë me zërin e kësaj të fundit në sfond.

Leave a Reply