Dyshja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një ndër më të komentuarit që pas dalje nga “Big Brother”.

Por sot moderatorja  ka publikuar një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV, duke e shoqëruar me disa fjalë të bukura për Dagz, pikërisht për ditëlindjen e tij.

Ajo mbylli me shkrimin me “We love you”, që do të thotë “Ne të duam” , duke  ngritur dyshime se  çifti mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndërkohë, pak minuta më parë Einxhel  ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur që të jetë me DJ Dagz sot, në ditën e ditëlindjes së tij.

“Ja pra një test pozitiv. Kjo është arsyeja pse s’jam me Dagz sot dhe s’bëmë dot festë për ditëlindje. Covidi na prishi planet”, ka shkruar Einxhel