Moderatorja Einxhel Shkira aludohet se mund te jetë në pritjen e ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me Arbër Gumnishta i njohur ndryshe si DJ Dagz ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Dyshimet u shtuan kur mikesha e tyre këngëtarja Beatrix Ramosaj komentoi në foton e tyre pjesë nga kënga “Bebi” e Era Istrefit e cila u bë virale në Tik Tok.

“Hë rrusha, si kaluat mbrëmë? Bebe bebe bebibebibebeeeee uuuuu”-shkruan Beatrix.

Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër. Dyshja e nisi romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP’. Ndërkohë që ata filluan të njiheshin shumë nga banorët nuk besuan në vërtetësinë e çiftit dhe aluduan se ata do të ndaheshin menjëherë pasi të dilnin nga BBV. Çifit duket se po e shijojnë më shumë lidhjen e tyre tani që janë jashtë syve të publikut.