Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi dhe Adis Patushi po jetojnë historinë e tyre të dashurisë para syve të publikut, me të cilët ndajnë çdo moment të tyren duke mos u fshehur aspak nga sytë e kureshtarëve.

Fifi ka bërë së fundmi edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime ,dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”– shkruajti Fifi krahas postimit në Instagramin e saj.

Mirë po ditën e sotme ka ardhur reagimi i gazetares Zhalkin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.  Ajo ç’ka e shqetësoi aktivisten ishte fjalia ‘unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ të cilën e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik.

Me anë të disa videomesazhe në InstaStory-n e saj ajo iu drejtua publikisht këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është  që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles  që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për  një burrë”. – u shpreh Zhaklin.

Leave a Reply