Anxhelina Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga nëna e saj, Albërija. Këngëtarja e mirënjohur ka postuar disa foto të së bijës duke e shoqëruar me një urim shumë të ndjerë.

Urimi i plotë: Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë sa shumë të dua! Sot është një ditë shumë e veçantë sepse ma ndryshove jetën për mirë. Gëzuar ditëlindjen gjithçka ime! Ju uroj jetë të gjatë të lumtur dhe të shëndetshëm. Ti je vajza më e mirë, motra më e mirë, tezja më e mirë ndonjëherë. Faleminderit! Edhe 100 vite i festofsh shpirti im. Faleminderit Zot!