Policia e Tiranës ka nisur hetim ndaj mjekut onkolog Edmond Gashi, për thyerje të masës “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj tij nga Gjykata e Tiranës.

Pas vendimit të togave të zeza, Gashi u largua nga ambientet e gjykatës, duke dalë nga dera e pasme, pa qenë i shoqëruar nga një punonjës policie, njësoj siç mbërriti në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.

Referuar njoftimit të policisë, Gashi ndonëse ndodhej në masën “arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa duke shkuar në një lokal në Tiranë.

Gashi u shoqërua mbrëmjen e së enjtes në komisariat, ndërkohë që pritet të shihet nëse prokurori Bledar Valikaj do kërkojë shtrëngim të masës së sigurisë ndaj tii.

Përveç tij, kanë nisur hetimet edhe për shtetasin ES, i cili ka fshehur DVR-në me pamjet filmike te lokalit ku ishte ulur mjeku Edmond Gashi.