
Vetëm pak minuta më parë ju informuam për reagimin që moderatori Flori Gjini bëri drejt Donald Veshaj, pas një batute të këtij të fundit.
E “saga” e thumbimeve duket se vazhdon.
Në mbështetje të Florit ka reaguar Einxhel Shkira. Ajo ka postuar një foto në Instastory teksa tregon një varsen që mban në qafë, e cila është e ngjashme me medalionin aq shumë të komentuar që Donaldi i dhuroi Borës teksa ndodhej në “Big Brother”. Duke etiketuar Florin ajo e ka shoqëruar këtë postim me mbishkrimin:
“Kurdo, kudo”
Ndërkohë Donaldi vazhdon të qëndrojë indiferent.