Policia Greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjec pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur, raporton “Prothotema!
Sipas prokurorisë së posaçme për krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qenë një denoncim prej të ëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e akteve çnjerëzore që autori kryente me të miturën me iniciale K.E e datëlindjes 2008.
Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me nënën e saj.
Cdo gjë nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare. Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën, madje gjatë kësaj periudhe nisën edhe aktet seksuale.
E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh.
Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt,ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.
Ka qënë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici dhe prokurori.
Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.