Avokati Spartak Ngjela ka dhënë sot një deklaratë suprizuese kur tha në “Breaking” me Dafina Hysën në Top News se do të rikthehet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai u shpreh se do të dalë me partinë e tij ‘Ligj dhe drejtësi’, dhe se mundësitë për koalicion i sheh djathtas, më së shumti me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Kjo sipas tij pasi është parti pro amerikane.

“Do kthehem në këto zgjedhje. Dita kur, varet kur ta shikoj unë si mundësi. Do dal me partinë time, është vetëm elektorale, nuk është me sistem, sistemi krijohet dhe funksionon në momentin e zgjedhjeve. Kompromise do kemi djathtas. Partia ime quhet ‘Ligj dhe drejtësi’. Djathtas… më afër është Basha. Sepse është parti amerikane, nuk është pak ajo”, u shpreh Ngjela ndër të tjera.