
Përplasjet në PD janë duke ndodhur edhe midis zonjave që i janë ribashkuar partisë gjatë kohëve të fundit. Një rast i tillë është ai mes Jozefina Topallit dhe Evi Kokalarit.
Ish-kryetarja e Kuvendit tha në një emision televiziv gjatë mbrëmjen së të enjtes se nuk e njeh Kokalarin, nuk ka miqësi me të, pasi kjo e fundit kishte deklaruar më herët se Topalli nuk i flet asaj dhe grave të tjera në parti.
Evi Kokalari ka reaguar sërish me anë të një postimi në Facebook, ku ndër të tjera e ka edhe me Jozefina Topallin duke thënë për të se ka tangërllëk provincial.
“Përgjithësisht tangërlleku provincial i saj bie në kundërshtim me vlerat e mia. Thjeshtësia është diçka që e kam mësuar nga gra të forta të politikes amerikane, gra që janë pjesë e një elite qe influencon politiken Amerikane në Kongres e me tej, e në bazë të kësaj besoj e kuptoni se si me duket Jozefina, sidomos kur siç e përmenda më lart – tregon provincializmin e saj”, shkruan ndër të tjera Kokalari.