Evi Kokalari, anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së nga Kuvendi në Pallatin e Kongreseve sulmoi ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që i ka shpallur luftë të hapur Sali Berishës, pasi u shpall “non grata” një vit më parë.

“Unë prezantoj gruan shqiptare të lindur dhe rritur në Shqipëri nën regjimin komunist dhe konservatorizimin amerikan dhe parimet e saj. Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaj, sepse jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit.

Kjo është tokë e ilirëve dhe shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe kanuneve, mikpritës dhe të besës. Por kjo mikpritje ka raste kur merret me naivitet dhe dobësi dhe jemi të detyruar t’u tregojmë vendin miqve problematikë.

Amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politikën e brendshme. Më vjen turp si është prezantuar Amerika në vitet e fundit.

Joe Biden ka marrë peng Amerikën. Nëse do ishte Trump nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Berisha nuk do të ishte shpallur non grata” tha ajo.