Aktivistja Rezarta Caushaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ata që protestojnë janë një “pakicë e çartur”. Ajo tha se qytetarët që janë në shesh janë shumicë dhe jo pakicë.

“Nuk jemi pakicë e zhurmshme, por shumicë e zhurmshme” tha ajo. “Ky është vetëm fillimi, nuk ka të ndaluar” tha një tjetër. “Këtu nuk ka opozitë, është populli” tha një tjetër.

“Shqiptarët janë ngritur në nivelin e shqiponjave, Rama ka rënë në nivelin e sorrave. Rama sapo ka bërë një reagim tallësh, fyes dhe përçmues. Rama ik, Rama ik” tha një tjetër qytetare në shesh.