Protestës së sotme përpara Kryeministrisë iu bashkua edhe një tjetër aktor në krah të Florian Binajt, Irgen Çela, të njohur për rolet e policëve të “Portokallisë”.

“Ky është flamuri kuqezi, flamuri më i bukur në botë. Ne jemi sot këtu për njëri tjetrin dhe ata që nuk janë këtu. Ne jemi edhe për ata që kanë lënë vendin dhe jetojnë jashtë shtetit.

Është hera e parë që nuk kuptohet ku fillon sheshi Skënderbej dhe ku mbaron sheshi Nënë Tereza. Do të doja të na bashkohen shumë artistë dhe figura publike. Sot këtu me mua ka ardhur edhe “babi”’ tha ai, referuar roleve që luajnë, duke i lënë vendin Irgen Çelës.
“Jam pjesë e kësaj proteste, se kjo është e popullit dhe jo e partive politike. Ashtu sikur tha kolegu im, i ftoj të gjithë personazhet publike që të bashkohen, se përpara se të jenë VIP-a janë qytetarë” tha Irgen Çela.