Arrestohet Dashamir Kullaj , bosi i kompanisë së taksive “ Airport Taxi ” në Rinas dhe firmës “Theatri inn Tirana”. Kullaj rëzulton i arrestuar për akuzën e “Ndihmës së paligjshme të kufirit” të kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, Kullaj, është pjesë integrale e grupit të personave që koordinosheshin nga siriani Muhammed Alfahel, Ahmet Kensoëa dhe shqiptarit, Klaudio Mano.
Në plot 8 raste klandestinësh Dashamir Kullaj rezulton të jetë pritës në Rinas.
Ora shkruan se Dashamir Kullaj, qëndron në ambjentet e një spitali në Tiranë, për shkak të problemeve që ka pasur, pas nxjerjes së masës “arrest në burg” nga prokuroria.
Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të konfirmojë masën e arrestit në burg kundër tij dhe personave të tjerë të arrestuar për akuzën e Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufirit të dhjetëra emigrantëve Sirianë dhe jo vetëm që kalonin në Shqipëri për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian.
Hetimi i kryesuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, ka zbuluar mjaft raste që përmes taksive të kompanive “Airport Taxi” që kontrollohet nga Dashamir Kullaj, janë transferuar nga njëri vend në tjetrin disa emigrantë Sirianë, Palestinezë e të tjerë.
Po në këtë dosje nuk është i përfshirë vetëm Dashamir Kullaj, pasi emra të tjerë si siriani Muhammed Alfahel, sarandioti, Klaudio Mano, Nazmi Haxhia,Julian Avxhia, Florenc Avxhiu, Klajvert Avxhia, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirian Xhaferi, Mikel Stefani dhe Ahmet Kensoëa, janë të përfshirë në këtë rjet të klandestinëve.
Emrat e këtyre personave kanë dalë nga një çështje tjetër penale të vitit 2023, kur në muajin shtator, u arrestuar nga policia Rafaelo Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërci dhe Daniel Qemali.
Nga të dhënat e përftuara në telefonat e tyre dhe komunikimet në aplikaciokni “Whats App”, u provua se 5 personat e mësipërm në bashkëpunim dhe me 16 personat e tjerë të arrestuar në muajin Tetor 2024, organizonin tranportin e emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke i sjellë në shtetin Grek dhe më pas në Shqipëri, me destinacioknin fundor shtetet europiane.
Përmes komunikimeve në telefon në gjuhën Angleze dhe Arabe, policia ka marë të dhëna se një person i autorizuar të shkonte në zonën e Konispolit në Sarandë, dhe lokacionin do tia dërgonin në momentin që personi i autorizuar do të ishte në afërsi të Konispolit dhe të transportonte me mjet 10 emigrantë nga Konispoli me destinancion Tiranës dhe më pas nga qyteti i Tiranës, në Kosovë.
E gjithë kjo punë do realizohej kundrejt pagesës prej 300 deri në 400 euro për person.
Njeriu që ka dorëzuar emigrantët tek personi i autorizuar është identifikuar si Klaudio Mano dhe klandestinët janë marë në fshatin Xarrë të Sarandës, shkruan ora.
Ndërkohë nga ana e policisë së Tiranës janë marë të dhëna se pas kryerjes së transportimit të emigrantëve, pagesat për transportin dhe shërbimet e tjera të rrugëtimit të tyre nga Siria, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe më tej, kryeshin përmes një programi elektronik të quajtur “Money Box”.
Këto pagesa kryheshin nga një person i huaj që jetonte në Tiranë në disa hotele të ndryshme dhe është identifikuar si Khaled Shahin.
Gjatë kontrollit të hotelit “Artist” ku ishte akomoduar, policia i gjeti Shahin dhe dy pasaporta të tjera egjiptiane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Fitimet e këtij grupi për çdo person që klandestonte nga Egjipti, Nepali, dhe vendet e Lindjes së Mesme, varionin nga 10 deri në 15 mijë euro për person.
Klandestinët e këtyre vendeve hyjnë në teritorin shqiptar nga Greqia, duke u akomoduar për disa ditë në disa baza të fshehta të grupit dhe më pas me mjete transporti “Taxi” ose Furgonë, kalojnë përmes teritorit Shqiptar, duke hyrë në mënyrë të jashtë ligjshme në Malin e Zi dhe Kosovë.
Grupe të tjera në këto shtete i presin duke i transportuar deri në destinancionin e kërkuar nga vetë klandestinët.
Nga hetimet e kryera, prokuroria e Tiranës ka siguruar të dhëna se në momentin e mbëritjes së personave në destinacion final një nga koordinatorët e grupit Ahmet Kensova në këmbim të fitimit të shumave monetare 10 deri në 15 mijë euro, bën dërgimin e pasaportave në vendet e Bashkimit Evropian ku kanë mbëritur personat e trafikuar.