
Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift shqiptar.
Mësohet se arrestimi i çiftit ka ardhur pasi policia zbuloi se ata trafikonin heroinë në Rodos dhe ua shisnin atë turistëve.
Të arrestuarit janë të moshës 22 dhe 38 vjeç ndërsa ndalimi i tyre u bë në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.
Në dhomën e gjumit u është gjetur një çantë me një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram.
Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes.
Çifti u arrestua ndërsa droga dhe sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.