5 ditë pas zhdukjes, polumbarët e forcave RENEA kanë gjetur trupin e djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi.

Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, ndërsa deri polumbarët kishin mundur të nxirrin nga lumi Buna vetëm 2 vajzat e mitura të familjes.

Tani që familjet janë nxjerrë nga uji, kërkimet vazhdojnë për të ëmën e tyre, Alma Arrazin, e cila u hodh vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët e saj.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj.

Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre.

Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga.

Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit.

Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor.