Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 17-vjeçar është mbytur në rezervuar. Siç njofton policia i mituri është gjetur i mbytur nga xhaxhai i tij ne rezervuarin e fshatit Vrap.
Nga të dhënat paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.