Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dajçit të Shkodrës.

I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë direkt.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e tragjedisë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme.