Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër.

Mësohet se shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor.

Si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori i mitur me iniciale E. I., 12 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Ndërkohë, është ngritur menjëherë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.