Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të enjte në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D.

Policia bën të ditur se është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi Elion Dervishi, 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.