Gazetari Sokol Balla u rikthye pak ditë më parë në Top Channel, aty ku u bë i njohur për publikun pasi punoi për disa vite në të.

Mirëpo në media qarkullon një lajm ku thuhet se Sokol Balla jo vetëm që i ka kërkuar Top Channel të largojë Eni Vasilin dhe t’i marrë vendin asaj, por ka kërkuar të rikthejë edhe emrin e dikurshëm të emisionit të tij “Top Story”.

Pas largimit nga Top Channel, Sokol Balla e quajti emisionin e tij “Real Story”.

Tani thuhet se Balla i ka kërkuar Top Channel të rikthejë emrin e dikurshëm të emisionit tij, por përgjigja nga drejtuesit ka qenë e prerë që “jo”.

Ai pritet të nis në datë 7 prill, me emrin tjetër, Real Story.

Ndërsa Eni Vasilit edhe pse i ishte premtuar që do të qëndrojë deri në fund të sezonit, duket se largimi i saj nga TCH do jetë para kohe dhe nuk dihet në cilin ekran do ta shohim në vazhdim.

Përveç emisionit të tij “Real Story”, Balla do vazhdojë të jetë dhe drejtori i informacionit në këtë televizion.