Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku anestezist-reanimator Viktor Kotani.

Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes.

Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit.

U prehsh në paqe” mbyllet postimi i ministrisë.

Një postim për mjekun ka shkruar edhe deputeti demokrat Tritan Shehu.

Me nje hidherim te pa mase mesova lajmin e ndarjes nga kjo jete te kolegut tim, mikut tim, anestezist-reanimatorit te afte, te pa pertuar, te paharuarit Dr.Viktor Kotani.

Me Viktorin kam ndare shume e shume vite pune, bashkepunim, perpjekje te perbashketa ne Salllen e operacionit e ambjentet e Terapise Intensive, te Spitalit Ushtarak, Qendres se Traumes, etj.

Gjithemone me kujtohet ashtu si ai ishte, i qete, i sakte ne veprimet e tij, i qeshur e miqesor, i gatshem per te degjuar e pranuar mendimet e sygjerimet e ndryshme, megjithe eksperiencen shume te pasur ne profesion.

Me vdekjen e tij ne humbin nje koleg e mik te vyer, familja njeriun me te dashur, Sherbimi e Shoqata e jone nje specialist shume te kualifikuar.

Ngushellime te gjitheve. Do ta kujtojme gjithemone” shkruan ai.