Transgjinori David Cuka tregoi për ndërhyrjet që ka bërë në trupin e tij. Ai ka hequr gjoksin ndërsa thotë se ndërhyrjet përfundimtare do ti bëjë jashtë.

“Eleminova gjoksin. Pjesën hormonale nuk e kam nisur ende pasi në Shqipëri nuk është e mundur. Unë mund ta bëj tranzicionin, dua ta bëj të plotë, do ti realizoj jashtë.”

Fotografi Cuka ishte në “Jeto me Orën” ku ndau pasionin e tij për fotografinë dhe planet për të ardhmen.

Një nga projektet me të cilat po merret është realizimi i 999 fotove. Ai tregoi dhe arsyen pse ka vendosur të realizojë këtë numër fotografish.

David Cuka: Fotografinë e kam nisur në 2016 ndërsa projektin në 2019. Një vajzë erdhi të më tha kam ardhur vetëm të pyes pse 999 foto dhe tha do të iki. Është numër dokumentues që mund të përfshijë këdo si dhe është një numër që do të ngelet në memorie. Kam arritur të realizoj 891.

Sa i përket një ndër fotove më të bukura që ka realizuar ai veçon atë të një të moshuari.

David Cuka: Ishte një i moshuar që ishte në shi. Po i bëja foto dikujt tjetër dhe më tha a më bën një foto duke qeshur se nuk kam asnjë.

Në projektin e tij ai thotë se meshkujt nuk para preferojnë të bëhen pjesë dhe këtë e lidh me qasjen ndaj së bukurës.

David Cuka: Shpesh meshkujt kanë këtë stereotipin që nuk na përket ne e bukura.

Sa i përket planeve për të ardhmen ai dëshiron të vijoj punën e tij në Shqipëri por nuk lë pa përmendur as presionin e lartë që ushtrohet nga shoqëria në tërësi prej faktit që është transgjinor.

David Cuka: Shpresoj mos të iki jashtë shtetit. Se shqiptarët të dëbojnë dhe kur ti punon shumë. E shikoj veten duke dokumentuar, duke nxjerr në pah grupet e margjinalizuara që dua t’ju jap një zë.