Ronaldo Sharka ishte sot i ftuar në emisionin “Se luan topi” ku bëri një rrëfim shumë prekës. Gazetari tha se ka tentuar dy herë t’i japë fund jetës gjatë adoleshencës për shkak të bullizmit.
Ronaldo shtoi se asokohe nuk kishte as psikolog në shkollë dhe se Zoti e kishte shpëtuar.
“Jam bullizuar që herët dhe deri vonë jam tallur, kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë të shkollës se mos vihesha në lojë. Kam kaluar pubertetin vonë dhe kundër meje përdoreshin epitete dhe mendoj që kjo është një nga gjërat që më ka mbyllur në BBV. Këto janë trauma të pashërueshme, që shërohen vonë dhe janë komente që ne nuk I kuptojmë por është një mesazh, unë nuk i vë faj askujt që më ka bullizuar mua e më ka tallur në adoleshencën time por për prindërit e tyre që kur shihni fëmijën që tallen me dikë tjetër, ndoshta ai komenti e vendos fëmijën në mëdyshje të dojë apo jo të jetoje.
Unë kam tentuar dy herë t’i jap fund jetës dhe ja ku jam sot. E vetmja gjë që më ka shpëtuar është zoti, nuk kam pasur asnjë psikolog në shkollë, edhe një mesazh dua të them për të gjithë institucionet, as mësuesit nuk i kam pasur krah, prindërve nuk vë faj se nuk e dinë si funksionin fëmijëria se janë rritur me halle, unë nuk e kam ndarë me askënd, por kam tentuar dy herë të vras veten nuk dua të flas për detaje se nuk është mirë për të gjithë ata që na ndjekin”, tregoi Ronaldo.