Kulla të reja priten të ndërtohen në Tiranë për të plotësuar panoramën e betonizuar në kryeqytetit. Në çdo arterie kryesore, në rrugët kyçe të zonave më të populluara, aty ku një metër katror kushton sa rroga e 6 muajve për një qytetar shqiptar, janë ndërtuar kulla të oligarkëve të më pasur të Shqipërisë.
Një tjetër kulle 30-katëshe në ish-Bllok i është dhënë leja për t’u ndërtuar nga Erion Veliaj. Një tjetër kullë 40-katëshe do të ndërtphet tek Katedralja. Këto dy kulla do të ndërtohen nga i njëjti oligark.
Tek Kinema Milenium përflitet ndërtimi i një tjetër kulle , e cila ka shkaktuar tronditje editoriale në media.
“Ne krah te Sky Tower, ne Bllok, aty ku sot eshte nje parking dhe Vila Ferdinand, po vjen nje 30 e ca katesh. Ky eshte ne faze te avancuar dhe me shume gjasa eshte marre edhe leja e zhvillimit.
Me siper, ngjitur me Katedralen tek ish BKT eshte dhene miratimi per nje 40 katesh. Kesaj iu bene letrat sikur e demtoi termeti per t’i hapur rruge kulles. Tek te dyja keto kulla, ndertuesi eshte i njejte.
Lart tek Kalaja e Tiranes, aty ku sot eshte Mileniumi eshte ne tentative nje tjeter kulle e madhe. Fati i kesaj eshte pak me i paqarte sepse eshte shnderruar ne objekt sherri, shkruan gazetari Klodian Tomorri. Madje, bashke me kullen Eyes of Tirana, kjo e Mileniumit eshte nje nga sebepet e tronditjeve ne tregun mediatik dhe permbysjeve dramatike editoriale.”