Kryeministri Edi Rama ka arritur në Shkup ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu maqedonas Dimitar Kovaçevski. Sot në kryeqytetin e Maqedonisë do të zhvillohet marrëveshja e përbashkët mes dy qeverive, ku do të firmosen 7 marrëveshje.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

  1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
  2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë/Kjafasan.
  3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
  4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
  5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
  6. Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellët për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik.
  7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare