Një trend i pazakontë po përhapet me shpejtësi në botë. Shumë çifte po i anashkalojnë dhuratat tradicionale për një gjë që as nuk jua pret mendja. Për shembull, të paguajnë një mjek për të rikrijuar himenin (cipa që ndodhet në hapjen e jashtme të mitrës), apo të vendosnin një himen artificial. Po, e lexuat tamam.
Kjo bëhet për t’iu dhuruar partnerëve përvojën e të qenurit e virgjër. Duket e habitshme, por realisht po ndodh në disa vende perëndimore dhe lindore.
Gjesti i rikrijimit të himenit është një shembull shqetësues që përmbush interesat e bizneseve, por edhe të njerëzve që besojnë tek idetë e vjetra.Fiksimi i disa njerëzve me këtë pjesë të vogël të trupit të vajzave, e cila në fakt nuk ka asnjë funksion të njohur biologjik, rrjedh nga fakti se duan ta kenë partneren të paprekur.Virgjëria në vetvete nuk ka asnjë kuptim të vërtetë mjekësor apo shkencor.
Gjithsesi, ideja e himenit është kaq bindëse, saqë është shfaqur si një treg fitimprurës, raporton “Sunday Times”.Mjekët janë kritikuar për ofrimin e një ndërhyrje të tillë, por ata po shfrytëzojnë faktin se disa vajza janë nën trysni për t’u qepur para martesë. Kjo ndërhyrje kushton nga 1000 deri në 3000 paundë në Angli.Deri tani, atje ndërhyrja për riparimin e himenit është i ligjshëm, por duhet pëlqimi i personit, duke u pyetur në detaje a e kupton se cfarë po bën dhe a ka dëshirë.