Bora dhe Trixa janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Dje në rrjet u bë virale një video ku shihej se Bora Zemani kishte ruajtur në Tik Tok një video të Donaldit me Beatrix Ramosajn në Big Brother Big. Kjo për shkak të përditësimit të ri në Tik Tok, ku njerëzit mund të shikojnë se kush i bën “favorite” videot e tyre.

A e ka ruajtur gabim, apo me vetëdije, këtë nuk e dimë, por ama Trixa reagoi dhe madje direkt.

Ajo ka publikuar një video në audion e të cilës thuhet se ajo nuk ka asnjë problem me vajzat, por e tregon qartë që e ka për Borën ku në përshkrim shkruan:

“Unë këtë e bëra kastile. Mund ta ruash dhe këtë si të preferuar baby girl”.

https://vm.tiktok.com/ZMNvyP63Y/