Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se Ardian Nikulajt nuk u vra për gjakmarrje dhe se policia duhej të ishte më e rezervuar me përcaktimin e motivit.
Policia duhet të jetë më e vëmendshme pas kësaj ngjarjeje, sipas ekspertit, ndërsa shtoi se mund të ndodhin ngjarje të tjera shumë të rënda pas ekzekutimit të biznesmenit.
‘Unë e kam dëgjuar edhe dje drejtorin e Policisë së Shtetit, por është ende herët. Unë do ta marr me rezervë gjakmarrjen hë për hë , e para duhet të arrestohen vetë personat, e dyta më pas të merren në pyetje, të kryqëzohen më pas me radhë derisa të dalim tek motivi i vërtetë.
Edhe për një fakt tjetër, sepse duke i dhënë këtë motiv kemi një gjendje shumë të nderë në zonë, kur flasim për Lezhën. Ku thuhet gjakmarrje, familja e viktimës do të gjejë një mënyrë tjetër si do të hakmerret ndaj…do eci ajo sagë e filluar që në vitet 2000.
Policia duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje parandalimit të ngjarjeve të tjera shumë të rënda që kanë ardhur dhe do të vijnë si pasojë e kësaj ngjarje‘, tha Karamuço.