Një ngjarje e rëndë u denoncua një javë më parë në emisionin “Piranjat” ku babai përdhunonte dy vajzat e tij.Denoncimi i incestit në familje u bë nga një 17 vjeçare e cila akuzonte babain se abuzonte seksualisht me të dhe me motrën e saj.

“Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, gjithashtu edhe ai zhvishet komplet”, tregon vajza, duke theksuar se rasti është përsëritur mijëra herë.

Bëhet me dije gjithashtu se babai i dy vajzave e bënte këtë gjëedhe me goca të tjera të mitura.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e bashkëshortes së tij, e cila pavarësisht se ka parë gjithë jetën se si ai i rreh vajzat, por dhe dëshmitë e tyre tek ajo se babai i përdhunon, vazhdon deri në fund të mbrojë bashkëshortin e saj monstër, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Gruaja: Çfarë po shpifni, çfarë po thoni? Gjeni ju se kush merret me femra, por…jo njëherë. Se jam unë që kam 20 vjet me të. Ai ka pasur jetë të rregullt, nuk është i tillë.

Yt shoq i ka përdhunuar vajzat e tua?

Gruaja: Jo

Ti i ke rritur kalamajtë, ai ka përdhunuar burri yt apo jo?

Gruaja: Jo, po ta them si nënë. Nëse burri im e ka bërë këtë gjë, të rrijë në burg