Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar mjaft e revoltuar pas një situate të shëmtuar që është përballur në një market të kryeqytetit.
Pas ngjarjes tragjike në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën 3 grave, Arbana tregon se dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit tregon
Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!”
“Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana.