Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi një fëmijë 3 vjeç është gjetur i pajetë në shtëpi.
Nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili është invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV -së , e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vdekjen.
Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.
Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga AT. Farsalon, ndërsa autopsi-nekropsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes nëse urdhërohet.