Prej tetë ditësh i zhdukur në Vlorë, sot u gjet i pajetë në banesë Altin Alikaj 46-vjeç. Ishte nëna e tij që e gjeti pajetë në banesë djalin, pasi herën e fundit që e kishte parë ishte në datë 11 shkurt.

Më pas kushëriri i tij njoftoi policinë duke e vendosur në lëvizje përmes denoncimit për ta kërkuar. Paraprakisht, informacionet e para ishin se Alikaj ishte përdorues droge, por nëna e tij shprehet se e gjeti djalin me një plagë sëpate në kokë dhe deklaron se të birin e kanë vrarë. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.