Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Borsh të Sarandës. Burrë e grua, Rrapo Cika dhe Savoja Cika, kanë humbur jeten nga zjarri qe kishte perfshire banesen e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./g.j