Tronditet Saranda, urdhër arresti për Kozeta Statha , Mariel Murati , Ina Papa , Andri Dhima
11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni. Kurse në kërkim janë Mariel Murati; Andri Dhima; Kozeta Statha, sipas report tv.
Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen gjatë ditës së sotme.
Të gjthë personat e arrestuar që kanë patur poste drejtuese janë emra jo pak të njoihur për mediat.
Ina Papa ka qenë shefe sektori në ALUIZNI Sarandë dhe është akuzuar publikisht në mediat lokale për abuzime me detyrën. Ndërkohë, Kozeta Statha rezulton të jetë bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Patosit, Fation Duro. Ajo u shpall në kërkim edhe nga SPAK disa muaj më parë dhe ky rezulton të jetë shpallja në kërkim për herë të dytë.
Ndërkohë, emri i Mariel Muratit është përfolur shumë gjatë muajve të fundit për shkak edhe të vendosjes së tritolit dy herë në hotelin e tij gjatë dhe pas ndërtimit. Ai rezulton të jetë pronari i një hoteli pranë portit të Sarandës dhe gjatë 2022 i vunë dy herë tritol aty.
Kush po ia vë tritol in ish-kreut të fsdksh Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Murati ka qenë drejtor i ALUIZNI Sarandë si edhe aktualisht ka drejtuar Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ai u akuzua publikisht nga PD për presion ndaj votuesve gjatë zgjedhjeve të fundit.
Urdhër arrestet janë për:
Mariel Murati ish Drejtor Aluizni
Ina Papa ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili ish inspektor IKMT
Ermen Stroka specialist ASHK
Viktor Qesari inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi inspektor IMT Bashkia Sarandë
Andri Dhima ish drejtor ASHK
Kozeta Statha ish drejtoresh ASHK
Tonin Simoni ish inspektor IMT Bashkia Sarandë. /Gazeta Jonë