Mediat kanë publikuar pamjet nga vendi ku vdiqën 2 turistët italianë dhe u plagosën dy të mitur.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv përplasja e mjetit të drejtuar nga 17-vjeçari me pasagjer një 16 vjeçar dhe motorit me 2 italianët ka qenë e fortë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Turistët lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit devijimi i korsisë nga Mercedes Benz.
Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt! Dëshmitaret ne orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Dy trupat e viktimave të copëtuara.
Ne drejtimin e Benzit ishte një 17 vjeçar, pa patente.