Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin, që la të vdekur 8 persona mes tyre dhe fëmijë.

Në videon e publikuar nga media turke, shihet momenti kur kamionçina merr përpara turmën dhe përplaset dhe me mjete të tjera. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 10, nga 8 që u raportua fillimisht.

Kaos, pluhur dhe njerëz që ulësasin për ndihmë, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në aksidentin e dytë fatal brenda pak orësh në Turqi.