Olta Gixhari, aktorja e cila tashme është banore në Big Brother Vip Albania 2 është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për partnerin, me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Amar.
Identiteti i personit që i ka marrë zemrën Oltës vazhdon të mbetet një mister, por emrin ja përmend shpesh gjatë bisedave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku partneri i saj quhet Dori.
Mirëpo një vit më parë ajo nuk e ka kursyer një postim pranë Dorit.
Aktorja ka publikuar një video nga një festë, ku shihet e ulur mbi prehrin e partnerit, duke kërcyer dhe duke u puthur.
“Abababababa t’u u puth si adoleshentë nëpër lokale”, ka shkruar ajo krahas videos.
Tani, kjo video është bërë sërish virale në rrjet për shkak të vëmendjes nga Big Brother Vip.