
Flavio Qarri ishte i ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Dielli dhe Hëna”. Ai u bë pjesë e një loje ku ose do t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga Nevina Shtylla ose do të kryente një dënim.
Mes të tjerash gazetari u pyet se kush nga personazhet e njohur shqiptarë është “arrogant/arrogante” sipas tij, apo se kush është “delirant/delirante”. Flavio nuk hezitoi të përgjigjej me emra duke e cilësuar Tunën si arrogante, ndërsa Bleona Qeretin si delirante.
Dy këngëtaret e njohura nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të gazetarit.