Këngëtarja serbe Tea Tairoviç ka krijuar polemika me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi së fundmi. Kënga e saj “Dubai” u vu re nga publiku ku u akuzua për kopje pasi kjo këngë është një cover i këngës shqiptare “Leje” nga Ronela Hajati, e cila numëron gati shtatë milionë shikime në You tube.

Sipas mediave të huaja, në albumin e Teas, të gjitha këngët janë covera të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare. Të gjithë autorët kanë firmosur për dhënien e këngës.

Sipas burimeve të afërta të këngëtares thuhet se për këngën Tea ka paguar 10 mijë euro kontratën e të cilës e kanë firmosur Ronela Hajati.

Tea Tairoviç është një nga këngëtaret më të angazhuara në serbi dhe paguhet me rreth 5000 euro për një performancë. Kënga e saj tashmë ka marrë shumë klikime në You Tube.