Këngëtarja Mihrije Braha ka komentuar videon virale të Remzie Osmanit e cila u ankua se nuk ishte ftuar në fejesën e djalit të koleges. Mihrija tregoi se nuk e kishte ftuar Remzien në fejesën e Platorit, pasi as ajo nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit.
Mirëpo, Braha nuk hezitoi ta ftojë kolegen e saj në dasmën e djalit.
“Remzija kur e ka feju djalin as ajo nuk mka ftu mu, edhe unë për fejesën e djalit tem nuk e kam ftu, por Remzija kur e ka martu djalin mka thirr në darsëm, por edhe unë kur ta martoj djalin do ta thërras në darsëm” tha Mihrija në emsionin “Era Verë”.