
Prej më shumë se 8 muajsh, Eni Vasili është bërë nënë e dy vajzave binjake.
Babi i vogelusheve dhe partneri i Enit eshte Armandi, te cilin ajo e ka mbajtur gjithnjë larg vëmendjes publike.
Ata prej shumë vitesh jetojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila fillimisht nisi në distancë, pasi inxhinieri jetonte në Londër.
Si nisi njohja e Vasilit me partnerin e saj
Armandi jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër, por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.
Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën, për të cilën kishte investuar kaq shumë.
Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë.
Armandi ka qenë një mbështetës i madh në karrierën e Enit Vasilit.