Pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit, disa koncerte të këngëtarit Luiz Ejlli në Britaninë e Madhe janë anuluar. Mësohet se kjo ka shqetësuar ekupin e tij të menaxhimit, të cilët janë konsultuar me avokatët nëse çështja gjyqësore do të sillte probleme në agjendën e tij. Për shkak të dënimit, Ejlli nuk mund të largohet nga vendi dhe koncertet e tij në shtete të tjera do të shtyhen deri në një moment të dytë.
Bëhet me dije, se edhe disa koncerte që Luizi do t’i zhvillonte në Shqipëri, janë anuluar. Deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth anulimeve të koncerteve të tij, por duket se kjo situatë ka shqetësuar stafin e tij.
Këngëtari Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.
Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky i fundit, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë. Bashkë me artistin është denuar me 18 muaj burg edhe Abdurramani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsfikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Ai nuk do të shkojë në qeli dhe kjo për shkak se bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe pritet që këngëtari ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, e cila do të dalë me një vendim të formës së prerë.