Ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga vetë nëna e saj Ruth Abongo.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 Joy ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.

Që prej asaj dite ajo është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Më pas, në 25 janar ajo la spitalin e Traumës për vijuar mjekimin në spitalin Kenyatta në Kenia, por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetojë.