Ditën e djeshme në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje trupore e një njeriu. Bëhet me dije se koka e viktimës është gjetur pranë Xhamisë tek varrezat monumentale të çamëve.

Policia raportoi se shkoi në vendngjarje dhe se po punonte për të identifikuar viktimën në fjalë.

Dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit.

Po ashtu mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo.

Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë.