Akil Nerjaku së bashku me dy persona të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK-ut. Nerjaku u kap në shtëpinë e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Akuza ende nuk dihet, por tre personat janë kapur gjatë operacionit për Ramazan Rrahjan, nipin e deputetit socialist.
Nerjaku, i njohur si “Kili i Shijakut” është një emër i njohur për drejtësinë për shkak të procedimeve më parë, por edhe atentatit që i shpëtoi në shtator të vitit të kaluar në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë dëshmia e një të penduari të drejtësisë që çoi në pranga “Kilin” me dy personat e tjerë.
SPAK ende nuk ka dhënë asnjë informacion për Nerjakun, që dyshohet se ka pasur konflikte edhe me Landi Muharremin, e njohur me nofkën “Rrumi” i Shijakut.